Rinia për Agrobiodiversitetin
Rrjeti Rinor për Bujqësi të Qëndrueshme
Ky projekt synon të angazhojë dhe fuqizojë të rinjtë në mbrojtjen e agrobiodiversitetit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore në Shqipëri. Përmes edukimit, aktiviteteve pjesëmarrëse dhe krijimit të një rrjeti rinor aktiv, projekti kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë bujqësore, përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe nxitjen e zhvillimit rural. Ai synon të krijojë një brez të ri të vetëdijshëm dhe të përfshirë, i cili luan rol kyç në mbrojtjen e mjedisit dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë së burimeve natyrore.
Rezultatet e projektit
- 250 të rinj të përfshirë në 5 gjimnaze në 5 qytete.
- 5 takime informuese me mësues, me të paktën 2 mësues për takim (totali 10 mësues të angazhuar).
- 4 module trajnimi të hartuara dhe të shpërndara në 5 gjimnaze.
- 1 fushatë ndërgjegjësuese e zhvilluar në 5 gjimnaze.
- 1 website i krijuar dhe i mirëmbajtur, me të paktën 20 përmbajtje të publikuara.
- 1 vizitë studimore në ferma.
- Themelimi i “Rrjetit Rinor për Agrobiodiversitetin” me të paktën 50 anëtarë aktivë.


