logo-agrobiodiversiteti-youthactlogo-agrobiodiversiteti-youthactlogo-agrobiodiversiteti-youthactlogo-agrobiodiversiteti-youthact
  • Publikime
  • Na kontaktoni
✕

Vizitë studimore në ferma

  • Faqe kryesore
  • Events
  • Vizitë studimore në ferma
Organizimi i fushatës ndërgjegjësuese “Ruaje farën, ruaje tokën”
28/02/2026
Video ndërgjegjësuese: Të rinjtë për Agrobiodiversitetin
31/03/2026
21/03/2026

Në kuadër të projektit u organizuan vizita studimore në ferma, struktura agroturizmi dhe kantina lokale në 5 qytetet e projektit: Shkodër, Fier, Korçë, Berat dhe Vlorë.

Në këtë aktivitet morën pjesë 10 nxënës nga secila shkollë partnere, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me praktikat e bujqësisë së qëndrueshme, prodhimin lokal dhe rëndësinë e ruajtjes së agrobiodiversitetit. Vizitat u konceptuan si një eksperiencë praktike dhe edukative, duke i lidhur të rinjtë drejtpërdrejt me fermerë, sipërmarrës lokalë dhe profesionistë të sektorit agro-ushqimor. Gjatë vizitave, pjesëmarrësit u informuan mbi proceset e kultivimit të produkteve vendase, ruajtjen e farave tradicionale, menaxhimin e fermave dhe mënyrat se si agroturizmi dhe prodhimi lokal kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit. Të rinjtë patën gjithashtu mundësi të zhvillojnë diskutime me përfaqësuesit e fermave dhe kantinave mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri. Kjo eksperiencë ndikoi pozitivisht tek pjesëmarrësit, duke nxitur interesin e tyre për bujqësinë e qëndrueshme, punën në komunitet dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore për brezat e ardhshëm.

Shpërndaje

Related posts

31/03/2026

Video ndërgjegjësuese: Të rinjtë për Agrobiodiversitetin


Më shumë
28/02/2026

Organizimi i fushatës ndërgjegjësuese “Ruaje farën, ruaje tokën”


Më shumë
31/01/2026

Trajnime mbi konceptet bazë si Bujqësi e qëndrueshme dhe Siguri ushqimore


Më shumë
© Copyright 2025 - Rrjeti Rinor për Bujqësi të Qëndrueshme, Qendra YouthAct. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara.
+355 123 456