
Koordinatori i projektit, në bashkëpunim me ekspertin për biodiversitetin dhe agrobiodiversitetin, ka nisur realizimin e aktiviteteve trajnuese në 5 shkollat e përzgjedhura, në përputhje me planin e veprimit të projektit. Këto trajnime synojnë rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të nxënësve mbi rëndësinë e biodiversitetit dhe agrobiodiversitetit, si dhe rolin e tyre në ruajtjen e ekosistemeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Trajnimet janë zhvilluar në formën e sesioneve informuese, duke kombinuar përmbajtjen teorike me diskutime të hapura, shembuj praktikë dhe ushtrime edukative, të përshtatura për nivelin arsimor të nxënësve. Gjatë sesioneve janë trajtuar temat kryesore që lidhen me konceptet bazë të biodiversitetit, agrobiodiversitetit, rëndësinë e ruajtjes së varieteteve vendase dhe ndikimin e praktikave bujqësore në mjedis dhe sigurinë ushqimore. Zbatimi i këtyre aktiviteteve në shkollat e përzgjedhura ka kontribuar në angazhimin aktiv të nxënësve, nxitjen e interesit për çështjet mjedisore dhe krijimin e një hapësire edukative ku nxënësit mund të reflektojnë mbi rolin e tyre në mbrojtjen e natyrës. Aktiviteti shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin praktik të projektit dhe krijon bazën për zhvillimin e aktiviteteve të tjera trajnuese dhe ndërgjegjësuese në vijim. Nxënësve i janë shpërndarë materialet e printuara.