
Gjatë muajit Tetor, koordinatori i projektit ka zhvilluar takime informuese dhe promovuese me mësuesit e gjimnazeve në qytetet e përzgjedhura për zbatimin e projektit. Këto takime kanë shërbyer si një hap i rëndësishëm për prezantimin e projektit dhe ndërtimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore. Qëllimi kryesor i takimeve ishte prezantimi i objektivave të projektit, aktiviteteve kryesore që do të realizohen në vijim, si dhe rolit të mësuesve dhe nxënësve në zbatimin e tij. Gjithashtu, gjatë takimeve u diskutua procesi për identifikimin dhe përzgjedhjen e 50 nxënësve, të cilët do të angazhohen drejtpërdrejt në aktivitetet e projektit, duke marrë pjesë në trajnimet dhe aktivitetet praktike të planifikuara. Takimet kontribouan ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e tematikave që trajton projekti, si dhe në krijimin e një baze bashkëpunimi të qëndrueshme mes ekipit të projektit dhe mësuesve të gjimnazeve, e cila do të mbështesë ecurinë e mëtejshme të aktiviteteve. Mësuesit shprehën interes dhe gatishmëri të plotë për të marrë pjesë dhe për të kontribuar aktivisht në aktivitetet që do të pasojnë, duke siguruar një angazhim të vazhdueshëm të komunitetit shkollor.